Barcelona, ​​​​çfarë “triplete” kundër Mallorcas!

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Lamine Yamal nuk ndalet, Barcelona nuk ndalet. 18-vjeçari ka shënuar pesë ndeshje radhazi, ndërsa katalanasit mposhtën të shtunën Mallorcan 3-0, duke qëndruar katër pikë larg Real Madridit, që luan të dielën në mbrëmje në Mestalla kundër Valencias.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të nga një gol i shënuar nga Levandovski. Ky ishte goli i 10-të i polakut në këtë sezon në La Liga. Në pjesën e dytë ishte Yamal 61’ që dyfishoi shifrat, ndërsa Bernal 83’ mbylli të gjitha llogaritë për një fitore 3-0.

Me këtë fitore katalanasit ngjiten në kuotën e 58 pikëve(19 fitore, 1 barazim, 3 humbje).

Ekipi i Flick ka fituar 17 dhe ka humbur një në 18 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme