Barcelona dhe Bajern Mynih, sfidë gjigantësh për Anthony Gordon të Newcastle

Të gjithë të çemndur pas 25-vjeçarit Anthony Gordon. Sulmuesi anësor i Newcastle ka ndezur merkaton ndërkombëtare, që pritet të jetë mjaft e nxehtë këtë verë.
Gordon ka përfunduar në radarët e shumë klube big të Europës dhe në këtë moment sfida më e fortë është mes Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës. Dy gjigantët po zhvillojnë një betejë për të siguruar shërbimet e anglezit të lindur në Liverpool.
Katalanasit duhet theksuar se kanë lëvizur konkretisht dhe kanë shkuar në Angli për të folur nga afër me futbollistin. Gordon për momentin duket se ka përparësi absolute Barcelonën, në raport me ofertat që ka marrë nga Bajerni dhe klubet e tjera big të Premier League.
Për shifrat e një transferimi të mundshëm duhet pritur ende, por me siguri do të jenë relativisht të larta. Kontrata e Gordon me Newcastle skadon në vitin 2030.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



