Barcelona, Flick: Atletiko shumë e fortë, por besojmë te kthesa

Barcelona bëhet gati për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, në Estadio Metropolitano e pret Atletiko. Katalanasit humbën ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 2-0 dhe për trajnerin Flick kualifikimi është i vështirë, aq më tepër përballë një kundërshtari si Atletiko, por jo i pamundur.
“Është e mundur kthesa, pse jo? Natyrisht, po luajmë kundër një skuadre shumë të fortë si Atletiko, kështu që do të na duhet një performancë shumë e fortë. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha shanset që na krijohen sepse kjo ishte diferenca midis nesh dhe atyre në ndeshjen e fundit”.
“Një ndeshje prej 90 minutash ose më shumë është shumë komplekse. Është thelbësore që ne t’i ushtrojmë presion, Atletiko është një ekip shumë i mirë dhe nëse nuk e bën, nuk është e lehtë të mbrohesh kundër tyre”.
“Për ne, lidhjet midis lojtarëve janë shumë të rëndësishme. Ne duhet të mbrohemi si një njësi. Pa topin, është shumë e rëndësishme të menaxhojmë hapësirat dhe t’i bëjmë ato më të ngushta”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




