Barcelona, Flick: Lewa do të fillojë nga pankina, Yamal është një gjeni

Hansi Flick prezanton sfidën ndaj Interit, çmimi është finalja në Mynih. “Unë do të doja të shihja skuadrën time duke u argëtuar, duke shijuar këtë ndeshje. Është një gjysmëfinale e Champions League dhe ju duhet ta shijoni atë”, shpjegoi trajneri i Barcelonës. “Nuk është çështje presioni, thjesht duhet të argëtoheni dhe të shijoni çdo moment. Shpresoj që të luajmë si një ekip i bashkuar”.
Për çdo ndryshim në krahasim me ndeshjen e parë: “Duhet të përshtatemi me lojtarët me të cilët do të përballemi, ka gjëra që duhet të bëjmë më mirë. Do të shohim nesër”.
Rikthehet Lewandowski: “Mendoj se është më mirë për të të fillojë nga pankina, por është gati, e ka treguar edhe në stërvitje këto ditë. Mendoj se pas kësaj periudhe jashtë për shkak të dëmtimit, nuk është gjëja më e mirë për ta nisur. Ndoshta do të fillojë herën tjetër kundër Realit”.
Për Yamal: “Ne gjithmonë flasim për Lamine, ai është një lojtar fantastik, është një gjeni. Ajo që ai po bën me topin është vërtet e pabesueshme. Edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo e javës së kaluar, ai na riktheu në lojë me mënyrën e tij të lojës. Por ne kemi lojtarë të tjerë fantastikë, si Pedri dhe Raphinha”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




