Barcelona ka vendosur, Robert Lewandowski-t s’do t’i rinovohet kontrata

Në Spanjë janë të bindur se Robert Lewandowski ka hyrë në sezonin e tij të fundit si lojtar i Barçës. Sulmuesit polak, i cili mbërriti në Spanjë tre vite më parë, nuk t’i ofrohet mundësia për të zgjatur kontratën aktuale edhe pse ky ishte një opsion i vendosur në akordin që e bindi për t’u larguar nga Mynihu.
Mosha dhe paga e lartë e polakut kanë detyruar drejtuesit e Barçës që të vendosin që në fund të sezonit të ndajnë rrugët me bomberin në fjalë. Sa i përket lojtarit ende nuk dihet vendimi i tij pasi në të ardhmen mund të preferojë që të spostohet në një kampionat më pak kompetitiv.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




