Barcelona në telashe, Jamal kërkon pagë më të lartë se ajo e Levandovskit

Spanjë | 1 vit më parë

Kontrata e Levandovskit është kthyer në një pengesë për Barcelonën, e cila është në tratativa me Lamine Jamal për të zgjatur akordin e lojtarit. Siç dihet palët duan që të rinovojnë konratën, e cila skadon në 2026-ën, por kushti i vendosur nga Jamal duket se është mjaft i fortë.

Për të firmosur një kontratë të re me klubin që e promovoi, Jamal ka kërkuanqë të jetë lojtari më i paguar. Këty hyn në lojë edhe akordi i sulmuesit polak, i cili vitin që vjen do të përfitojë plot 26 milionë euro.

Sipas medieve spanjolle Barcelona, në gjendje të vështirë financiare, do të tentojë që të ulet në bisedime me Levandovskit për ta bindur të rinegociojë kushtet e vitit të katërt në Spanjë me qëllim që ta ketë më të lehtë për të plotësuar kushtin e vendosur nga Jamal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme