Basha takon studentët, premton si akt të parë të Qeverisë pagesën e stazhit të 10 mijë studentëve çdo vit

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentë të mjekësisë në Qytetin Student. Zoti  Basha ka deklaruar se kur ai të vijë në pushtet universitetet do të jenë të pavarura.”Zgjedhjet në Universitete një proçes fiktiv. Ne nuk i kemi njohur zgjedhjet e 30 korrikut. Është një proces fiktiv dhe kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë procese fiktive.”Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Ne do t’i lëmë universitetet të vetëqeverisen në mënyrë autonome. Do të kenë pavarësinë e tyre”, tha kreu i PD Basha.
Po ashtu ai premtoi se se për 10 mijë studentë do të kenë stazhe të paguara.”Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës. Që ditën e parë në pushtet, PD dhe qeveria e re do mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universteteve, do kene autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat”, tha zoti Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme