Bashkia Lezhë nis shembjen e ndërtimeve pa leje pas Katedrales për qendrën e të moshuarve

Aktualitet | 7 muaj më parë

Bashkia e Lezhës ka nisur këtë të enjte ndërhyrjen për shembjen e disa objekteve në zonën pas Katedrales, ku parashikohet ndërtimi i një qendre për moshën e tretë.

Në këto ambiente strehoheshin 12 familje, të cilat kanë kundërshtuar prishjen e banesave.

Ata shprehen se bonusi i qirasë i vënë në dispozicion nga autoritetet është i pamjaftueshëm për të përballuar kostot e strehimit, duke rrezikuar që të mbeten pa një zgjidhje të qëndrueshme banimi.

Nga ana tjetër, burime zyrtare bëjnë me dije se objektet në fjalë janë pronë shtetërore dhe ndërhyrja po kryhet në kuadër të një projekti publik për ndërtimin e një shërbimi në funksion të komunitetit.

Projekti synon të krijojë një hapësirë të dedikuar për të moshuarit, duke ofruar shërbime sociale dhe aktivitete të përshtatura për nevojat e tyre.

Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, autoritetet lokale theksojnë se ndërhyrja është pjesë e një plani më të gjerë për zhvillimin urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

Nga ana tjetër, burime zyrtare bëjnë me dije se objektet në fjalë janë pronë shtetërore dhe ndërhyrja po kryhet në kuadër të një projekti publik për ndërtimin e një shërbimi në funksion të komunitetit.

Situata ka krijuar tension mes banorëve të prekur dhe institucioneve, ndërsa pritet që procesi i zhvendosjes së familjeve të vazhdojë në ditët në vijim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme