Bashkia Këlcyrë në 365 ditë – Investime publike dhe plane zhvillimi për vitin 2026

Aktualitet | 10 muaj më parë

Bashkia Këlcyrë gjatë vitit 2025 ka vijuar punën për përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin infrastrukturor dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, duke pasur në fokus nevojat reale të komunitetit

“Kemi pasur shumë projekte të rëndësishme ku disa i kemi në zbatim e sipër, disa projekte të cilat ne i kemi bërë gati për vitin 2026. Kemi pasur problematikë shumë vite më parë, është shëtitorja e liqenit, disa investime të tjera që kanë përfunduar në 2025. Janë dhe sistemi i fasadave të jashtme të pallateve, është rruga Ballaban-Berat ku po ecet me ritme të shpejta”, deklaroi kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni.

Bashkia ka krijuar kushte lehtësuese për hapjen e bizneseve të reja, duke ofruar mbështetje administrative dhe orientim për sipërmarrësit lokalë. Kjo ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe gjallërimin e tregut lokal.

“Mbi bazën e kërkesave që janë paraqitur në bashki, nga ana jonë është bërë cdo lehtësim i mundshëm që bizneseve të mos iu krijohet asnjë pengesë sai takon fillimit, sepse fillimi gjithmonë është i vështirë”, shtoi Ndoni.

Me vëmendjen te shërbimet publike, ekonomia lokale dhe mbështetja për komunitetin etj ,bashkinë Këlcyre synon të vijojë përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët e saj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme