Basketboll: Besëlidhja-Teuta, finalja për titullin kampion

Basketboll | 2 vite më parë

Teuta është finalistja e dytë për titullin kampion në basketboll për meshkuj, ndërsa në ndeshjen e pestë, e cila është luajtur të dielën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” dhe ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mundur Vllazninë, 79-70.

Durrsakët kanë fituar periodën e parë 24-20. Shkodranët përpiqen të rivalizojnë, ndërsa kanë triumfuar në periodën e dytë 12-14 dhe në pushim Teuta ka kryesuar vetëm me dy pikë avantazh, 36-34. Edhe pas pushimit, Teuta ruan të njëjtin ritëm. 21-19 në periodën e tretë dhe në total 57-53. Në një moment Vllaznia ka mundur të përmbysë 61-63. Por vetëm kaq. 22-17 perioda e katërt dhe në përfundim 79-70 për Teutën.

Që nga e mërkura nis cikli i finaleve me Besëlidhjen, atje ku kampionia shpallet me katër ndeshje të fituara. Në fund kanë ardhur dhe protagonistët e kësaj ndeshje për mikrofonin e RTSH Sport.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme