Basketboll djem/ Besëlidhja mposht Tiranën, titulli një fitore larg

Besëlidhja ka mposhtur Tiranën me rezultatin 90-77 në “Feti Borova” dhe ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në basketboll për djem. Lezhjanët kryesojnë 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë janë vetëm një fitore larg titullit.
Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 2 ka qenë e bukur dhe e luftuar. Tirana fiton periodën e parë 19-18, ndërsa Besëlidhja të dytën 29-27.
Në periodën e tretë vjen shkëputja e madhe e lezhjanëve, që dominojnë rivalët dhe fitojnë 20-9, ndërsa perioda e katërt mbyllet 23-22 për Besëlidhjen.
Skuadra e Afrim Bilalit fiton gjithë takimin 90-77, çon në 2-0 serinë e finaleve dhe tashmë është vetëm 1 fitore larg titullit kampion.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




