Basketboll vajza: Flamurtari fiton Superkupën, Tirana krenohet me talentet e reja

Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për vajza, pasi ka mposhtur në finale Tiranën me rezultatin 79-69.
Nuk ka patur shumë histori ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport, me vajzat vlonjate që kanë dominuar sfidën që nga minuta e parë. Flamurtari krijon epërsi që në periodën e parë, të cilën e mbyll me rezultatin 30-13, ndërsa pjesa e parë mbyllet me rezultatin 49-37 për vlonjatet.
Flamurtari administron 12 pikët e avantazhit në pjesën e mbetur të ndeshjes, ndërsa trajnerja e Tiranës, Mirza Alibegaj, duket se pranon humbjen dhe hedh në fushë disa vajza të reja. Byberi (12 vjeç) dhe Filopati (14 vjeç) aktivizohen me ekipin bardheblu në këtë finale.
Përfundon me rezultatin 79-69 për vlonjatet Superkupa e Shqipërisë në basketboll për vajza me Flamurtarin që arrin të fitojë trofeun e parë të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




