Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përfundon stërvitjen “Defender Europe 25”

Forcat ushtarake të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë përfunduan stërvitjen në kuadër të “Defender Europe 25”.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë publike në rrjetet sociale momente nga stërvitja e Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.
“Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përfundoi me sukses stërvitjen me stacione në kuadër të “Defender Europe 25”, shkroi Vengu.
Forcat ushtarake shqiptare janë pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2025”, që është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor.
DEFENDER është mundësia më e madhe vjetore e ushtrisë për të ushtruar lëvizjen e personelit dhe pajisjeve në teatër në mënyra të ndryshme për operacionet fillestare dhe të mëtejshme kritike për operacionet luftarake në shkallë të gjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







