Batuta e Guardiolës për lamtumirën nga City: 75 apo 76 vjeç, do të largohem!

Ditët e fundit kanë shpërthyer zërat që kanë të bëjnë me të ardhmen e Pep Guardiolës. Mundësia e largimit të tij nga Manchester City nuk është më thjesht një hipotezë.
“Gjatë 3-4 viteve të fundit më keni pyetur gjithmonë për të ardhmen. Atëherë po, herët a vonë, 75 apo 76 vjeç, do të largohem nga City”, – ka thënë me shaka trajneri spanjoll.

Guardiola më tej ka folur seriozisht: “Kam ende edhe 18 muaj kontratë. Jam entuziast për rritjen e skuadrës. Tani jam këtu, se çfarë do të ndodhë, kush mund ta dijë? Edhe po të kisha 10 vjet kontratë, apo 6 muaj, në futboll mund të ndryshojë gjithçka nga dita në ditë”.
Trajneri katalanas nuk e ka përjashtuar largimin nga stoli i Manchester City dhe shtypi anglez ka filluar që tani të hedhë hipotezat në lidhje me pasuesin e Guardiolës. Italiani Maresca është një prej tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



