Bayern-i kontakton me Neuer, pushimet dimërore do të jenë momenti i rinovimit të kontratës

Gjermani | 1 vit më parë

Manuel Neuer dhe Bayern-i i Mynihut është një histori e destinuar për të zgjatur për shumë kohë. Portieri gjerman është kontaktuar prej drejtuesve të Bayern-it, të cilët i kanë ofruar rinovimin e kontratës aktuale edhe për një sezon tjetër.

Sipas medieve gjermane Neuer nuk u ka kthyer ende një përgjigje edhe pse tendenca flet qartë për një akord të ri. Sipas medieve gjermane tashmë Neuer ka në dorë fatin e vet pasi klubi ka bërë hapin e parë.

Nëse 39-vjeçari do të pranojë që të rinovojë atëherë palët do të shfrytëzojnë pushimet dimërore për të diskutuar për kushtet në akordin e ri, i cili mund të zyrtarizohet nga klubi në ditët e para të vitit të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme