Bayern përmbys Sportingun, Olympiacos gjen fitoren e parë

Në raundin e 6-të të fazës në grup në Ligën e Kampioneve, Bayern arriti një fitore 3-1 ndaj Sporting. Pasi humbën ndaj Arsenalit në raundin e mëparshëm, bavarezët u rikthyen para tifozëve të tyre. Golat e Gnabry, Karl dhe Tah ishin vendimtarë, pas autogolit të Kimmich.
Në fushë për bavarezët u rikthye dhe Alphonso Davies. Në minutën e 88-të kanadezi u rikthye pas një dëmtimi të gjatë që e mbajti jashtë për 262 ditë. Me këtë fitore, Bayern u ngjit në 15 pikë dhe iu ribashkua Arsenalit (të paktën për një natë) në krye të tabelës. Sporting mbetet me 10 pikë.
Edhe Olympiacos festoi, duke fituar 1-0 kundër Kairat Almaty, aty ku temperatura bien në -29°C. Në Kazakistanin e ngrirë, grekët arritën fitoren e tyre të parë me golin e shënuar nga Martins në minutën e 73-të. Ekipi i Pireut ngrihet kështu në pesë pikë. Kairat Almaty mbetet i bllokuar në një pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




