Bayern, Sane bëhet çështje: Nuk jam mësuar me zgjedhje të tilla

Gjermani | 6 vite më parë

Nuk ka kimi mes palëve. Aventura e Leroy Sané te Bayern Munchen nuk po shkon siç pritej. Bavarezët shpenzuan 49 milion euro për të në verë. Operacioni nisi që në vitin 2019, por negociatat me City u ndalën për shkak të dëmtimit të lojtarit, që e detyroi atë qëndronte në vend gjatë gjithë sezonit. Megjithatë, pavarësisht dashurisë së gjatë, romanca duket se nuk po funksionon.

Dje Sané, në përplasjen e drejtpërdrejtë me Leverkusen, hyri në 32’ në vend të Coman (problem muskulor, priten rezultatet), por u zëvendësua në 68’ për t’i lënë vend 17-vjeçarit Musiala. Vetëm 36 minuta lojë. “Mbeta i befasuar nga zëvendësimi – tha Sané për Bild në fund të ndeshjes,  – Nuk jam mësuar me zgjedhje të tilla. Megjithatë, i gjithë ekipi ishte afër meje dhe ne festuam fitoren së bashku”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme