Bayern, Tuchel në humor të mirë

Gjermani | 3 vite më parë

Bajern i Mynihut ka kaluar një javë me atmosferë pozitive pas fitores me Laipcigun. Trajneri Tuhel thotë se në stërvitje me skuadrën janë rikthyer të dëmtuarit Gnabry e Davies, ky i fundit i gatshëm për ndeshjen në Fraiburg të premten.

Bayern do të ndeshet me Freiburgun të premten në mbrëmje dhe trajneri Tomas Tuchel e ka prezantuar sfidën duke thënë se situata në skuadër është më e mirë pas fitores kundër Laipcigut. “Kjo ishte një javë pozitive. Fitoret gjithmonë ndihmojnë, një fitore në minutën e fundit është gjithmionë speciale. Na ka dhënë vetëbesim dhe atmosferë pozitive”, tha Tuhel.

Të martën Bayern do të presë Lazion në Champions League, ku duhet të përmbyseë humbjen 0-1 të pësuar në Romë, por trajneri thotë se ndeshja me Fraiburgun në është përgatitje për Lacion. “Fraiburgu është para Lacios. Një ndeshjet krejt e ndryshme. Përgatitja më e mirë për një ndeshje është një paraqitje e suksesshme. Kam besim se do të fitojmë, por në Fraiburg është gjithmonë e vështirë”.

Atmosfera pozitive është rritur edhe për shkak të personelit në dispozicion. Do të mungojë De Ligt, i pezulluar , por rikthehet Upemecano, si dhe Alfonso Davies nga dëmtimi, që është stërvitur me skuadrën dhe do të udhëtojë drejt Fraiburgut. Me skuadrën është stërvitur edhe Serge Gnabry, por nuk do të jetë në Fraiburg, për shkak të mungesës së gjatë. Në dyshim është Sane, ndërsa Kim Min Jae rikthehet në formacion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme