Bayerni kërkon pasardhësin e Neuer, në shënjestër portieri i Milanit

Bayerni i Mynihut është në kërkim të pasardhësit të Manuel Neuer. Portieri legjendar gjerman po i afrohet daljes në pension dhe klubi po kërkon aktivisht një zëvendësues.
Sipas mediave gjermane një nga emrat e parë në listën e gjigandëve gjermanë është Mike Maignan, që aktualisht është pjesë e Milanit.
Kontrata e portierit francez me kuqezinjtë skadon në vitin 2026 dhe bisedimet për një rinovim me klubin italian janë ftohur disi. Bayerni mund të nisë një tentativë në janar dhe të bindë “Magic Mike” të nënshkruajë falas në fund të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



