BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin e fjalimit, por mohon shpifjen

Botë | 12 muaj më parë

BBC-ja britanike i kërkoi falje ish-presidentit amerikan Donald Trump të enjten për mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i tij në një dokumentar, duke pranuar se montazhi mund të jepte përshtypjen e gabuar se ai kishte mbështetur dhunën. Megjithatë, transmetuesi publik theksoi se nuk pranon se ka bërë shpifje.

Në një deklaratë zyrtare, BBC bëri të ditur se kryetari i saj, Samir Shah, i kishte dërguar një letër personale Shtëpisë së Bardhë, ku i shprehte “faljen e sinqertë” zotit Trump për incidentin dhe konfirmonte se dokumentari Panorama nuk do të ritransmetohej në asnjë nga platformat e korporatës.

“Ndërsa BBC-së i vjen sinqerisht keq për mënyrën se si është montuar videoklipi, ne nuk jemi dakord fuqimisht që ekziston bazë për një pretendim për shpifje”, thuhej në deklaratë.

Skandali ka çuar në dorëheqjen e dy drejtuesve kryesorë të BBC-së dhe ka nxitur kërcënimin e Trump për një padi prej 1 miliard dollarësh ndaj transmetuesit publik. Sipas raportimeve, avokatët e Trump i kishin kërkuar BBC-së të tërhiqte dokumentarin, të kërkonte falje dhe ta kompensonte për dëmin e shkaktuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme