BB:Pandemia kërcënon me analfabetizëm 72 mln fëmijë dhe 10% të PBB-së globale

Sociale | 6 vite më parë

Mbylljet e shkollës si pasojë e pandemisë COVID rrezikojnë të shpien  72 milion fëmijë më shumë të moshës shkollore fillore në analfabetizëm, – që do të thotë se ata nuk janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë deri në moshën 10 vjeç.

Këtë e thotë Banka Botërore në raportet e saj të fundit të sapopublikuara. Raportet përshkruajnë gjithashtu një vizion të ri për të mësuarin dhe investimet dhe politikat, përfshirë teknologjinë e arsimit, që vendet mund të zbatojnë sot për të realizuar këtë vizion.

Banka Botërore thotë se pandemia po amplifikon krizën globale të të mësuarit që tashmë ekzistonte dhe ajo mund të rrisë përqindjen e fëmijëve të moshës shkollore fillore në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që jetojnë në varfëri të të mësuarit (analfabetizëm) në 63 përqind nga 53 përqind, duke e pozicionuar këtë brez studentësh në anën e rrezikut të humbjes së rreth 10 trilionë dollarëve në të ardhurat e ardhshme gjatë gjithë jetës, një shumë e barabartë me gati 10 përqind të PBB-së globale.

Duke iu përgjigjur pandemisë, sistemet arsimore janë detyruar të zbatojnë me shpejtësi risitë në të mësuarit në distancë në shkallë të gjerë. Për të arritur sa më shumë fëmijë dhe të rinj që të jetë e mundur, ata kanë përdorur qasje shumë-modale të të mësuarit në distancë që kombinojnë burimet në internet me radio, TV, celular, si dhe materiale të shtypura për më të rrezikuarit. Sidoqoftë, ndarjet e mëdha dixhitale po amplifikojnë pabarazinë e të mësuarit.

Banka Botërore sugjeron reforma dhe investime të pandërprera në arsim duke parashikuar humbje të mëdha arsimore dhe ekonomike nga mbetja mbrapa e nxënësve në të gjithë botën si pasojë e pandemisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme