BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

Kosovë | 6 muaj më parë

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë.

Një zëdhënës i BE-së tha se blloku evropian shpreh keqardhje që partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për presidentin e vendit, duke çuar në organizimin e zgjedhjeve të treta brenda një periudhe më pak se një vit e gjysmë.

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes,” – tha zëdhënësi i BE-së për Radio Evropa e Lirë.

Pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, Kuvendi u shpërnda më 28 prill. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar zyrtarisht datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme