BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse për Ukrainën, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

Botë | 11 muaj më parë

Vladimir Putin ka kritikuar BE-në për përpjekjen e saj për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të financuar Ukrainën, duke thënë se “vjedhja nuk është një përkufizim i mirë për këtë”.

“Vjedhja është [në] fshehtësi… këtu bëhet në publik”, shton ai.

BE-ja ra dakord mbrëmë për një kredi prej 90 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e Ukrainës.

Shumë udhëheqës evropianë kishin dashur të përdornin drejtpërdrejt asetet ruse të ngrira në vendet e BE-së, me vlerë afro 200 miliardë euro për të financuar Ukrainën. Por shqetësimet ligjore nga Belgjika, ku mbahen shumica e aseteve, e shtynë bllokun të binte dakord për kredi në vend të kësaj.

Putin thotë për përpjekja e BE-së për të financuar armikun e tij do të ketë “pasoja serioze”, duke i krahasuar vendet e përfshira me “hajdutë” për synimin e aseteve ruse.

“Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët”, tha ai në një moment.

Ai tha se do të jetë “shumë e vështirë” për vendet e BE-së të cilat po shtojnë barrë shtesë në buxhetet e tyre, nëpërmjet kredisë për Ukrainën.

Konfiskimi i aseteve të Rusisë në Evropë do të minojë besimin në eurozonë, sepse “sapo të fillosh, nuk ka kthim prapa”, tha gjithashtu Putin.

Udhëheqësi rus pretendoi se financat e vendit të tij janë në një gjendje më të mirë se ato të Francës, për sa i përket borxhit kombëtar.

Rusia do të mbrohet në gjykata, në një juridiksion që nuk varet nga vendimet politike, shton Putin.

Ai tha se Evropa herët a vonë do të duhet të kthejë atë që vjedh nga asetet e Rusisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme