BE miraton paketën e 17-të, të sanksioneve ndaj Rusisë, von der Leyen: Koha për të rritur presionin ndaj Moskës

Botë | 1 vit më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas miratimit të paketës së 17-të të sanksioneve kundër Rusisë për të diskutuar raundin tjetër të kufizimeve për të ushtruar presion ndaj Moskës.

Biseda u zhvillua ditën e sotme dhe pasi Bashkimi Evropian miratoi paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Sipas von der Leyen, paketa e 18-të e sanksioneve kundër Rusisë po përgatitet “me sanksione të mëtejshme të vendosura”.

“Është koha për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë për të sjellë armëpushimin” theksoi ajo.

Zelensky përshëndeti lëvizjen e BE-së dhe theksoi rëndësinë e “kufizimeve në flotën e cisternës së Rusisë, e cila shërben për të financuar vrasjet, si dhe për të gjitha skemat që përdor Rusia për të ndërtuar industrinë e saj ushtarake”.

“Ursula dhe unë diskutuam gjithashtu përgatitjet për paketën e 18-të të sanksioneve të BE-së. Infrastruktura ruse e naftës, e tregtisë së energjisë, bankat dhe skemat financiare – këto janë fushat që dëmtojnë më shumë Rusinë, dhe për këtë arsye kontribuojnë më shumë në paqe”, shkroi Zelensky në rrjetin ‘X’.

Për më tepër, Zelensky dhe von der Leyen diskutuan në detaje bisedën e tij me Presidentin amerikan Donald Trump, që u zhvillua ditën e djeshme.

Ndërkaq, sot Këshilli i BE-së aprovoi paketa e 17-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës dhe kufizimet e ndara për përdorimin e armë kimike kundër Ukrainës.

Këshilli zbuloi gjithashtu detaje të sanksioneve personale shtesë të vendosura në përgjigje të aktiviteteve destabilizuese hibride të Rusisë që synojnë vendet dhe partnerët e BE-së.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme