BE: Sulmet izraelite kanë përkeqësuar situatën në Gazë, të rikthehet menjëherë armëpushimi

Botë | 2 vite më parë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të madh për situatën në Gazë, e cila është përkeqësuar nga sulmet e vazhdueshme izraelite dhe nxiti një kthim të menjëhershëm në armëpushim.

“BE është thellësisht e shqetësuar për incidentet e përsëritura që rezultojnë në vdekjen e punonjësve të ndihmës humanitare dhe bën thirrje për përgjegjësi” tha ambasadori Stavros Lambrinidis, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara.

Ai bën thirrje për qasje të ndihmës humanitare në Gazë, si dhe rivendosjen e menjëhershme të energjisë elektrike në Rripin e Gazës.

“Në ushtrimin e të drejtës së tij për t’u mbrojtur, Izraeli duhet të respektojë plotësisht detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar në të gjitha rrethanat”, tha Lambrinidis gjatë një diskutimi të hapur të Këshillit të Sigurimit mbi “situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze”

Ambasadori vuri në dukje se blloku gjithashtu dënon me forcë përshkallëzimin në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor.

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste nëntorin e kaluar për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e saj në enklavë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme