Berati voton, 82.161 qytetarë kanë të drejtë vote, në garë 2 kandidatë
82.161 qytetarë të Beratit vendosin këtë 9 nëntor për kryetarin e ri të bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit. Procesi do të zhvillohet në 116 qendra votimi të shpërndara në gjithë territorin e bashkisë.
Në garë për kryetar janë 2 kandidatë: Ervin Ceca, kandidat i Partisë Socialiste dhe aktualisht nënkryetar i bashkisë, përballë Pavlo Shkarpa, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita.
Vakanca në Bashkinë Berat u krijua pasi kryetari i zgjedhur në zgjedhjet vendore të 2023 Ervin Demo u zgjodh deputet duke lënë postin e bashkisë vakant.
Në zgjedhjet e vitit 2023 Ervin Demo fitoi me 16,580 vota (61.47 %), ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili, mori 10,394 vota (38.53 %).
Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe përfundon në 18:00. Procesi monitorohet nga vëzhgues të KQZ-së dhe përfaqësues politikë për të garantuar korrektësi dhe transparencë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




