Bergomi për Serinë A: Juve dhe Napoli janë përpara Interit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Giuseppe Bergomi komentoi mbi garën për titull në Serinë A. “Unë i shoh Juventusin dhe Napolin si më të gatshëm për të konkurruar menjëherë dhe, për këtë arsye, si kandidatë kryesorë për fitore. Interi, Milani dhe Roma fillojnë prapa, por mund të jenë shumë problematike. Këto parashikime mund të dalin të gabuara, por unë kështu e shoh në këto momente”.

Mbi ecurinë evropiane të ekipeve italiane: “Nuk e di nëse Interi do të jetë në gjendje të ndjekë të njëjtën rrugë që ka ndjekur vitet e fundit. Në përgjithësi, mendoj se ekipet tona mund të na surprizojnë, por duhet thënë se niveli i konkurrencës në Evropë është më i lartë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme