Bëri sherr 6 vjet më parë në Mykonos, Maguire dënohet me 15 muaj burg në Greqi

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Harry Maguire, është dënuar me 15 muaj burg (në sentencën e parë ishin kërkuar 21) me pezullim të kushtëzuar nga një gjykatë greke. Ky dënim ka lidhje me një incident të ndodhur në vitin 2020, në Mykonos.

Lajmi bëhet i ditur nga Sky Sports. Në 2020-ën, Maguire u shpall fajtor për sulm të përsëritur personal, tentativë korrupsioni dhe dhunë kundër punonjësve të rendit publik, pas arrestimit të tij në një sherr, ku dy agjentë policie u lënduan.

Avokatët e futbollistit anglez kanë bërë me dije se do të bëjnë rekurs në Trupën Supreme greke. Maguire i ka hedhur gjithmonë poshtë akuzat. Për këtë arsye 32-vjeçari nuk ka pranuar ta mbyllë çështjen duke bërë një pagesë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme