Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi

Politikë | 9 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në degët 1 dhe 3 në Tiranë, ka vënë theksin tek protesta e paralajmëruar më 10 shkurt, duke e cilësuar si një moment vendimtar për opozitën dhe qytetarët.

Ai theksoi se protesta e 10 shkurtit është një marshim që nuk do të ndalet, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë për t’i dhënë, sipas tij, “leksionin e merituar regjimit”.

“Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë. Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera. Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt. Revoltë dhe vetëm revoltë,” u shpreh Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme