Berisha: Kemi dorëzuar mbi 15 padi gjatë fushatës, Altin Dumani po amniston krimin elektoral

Politikë | 1 vit më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani, se nuk po heton krimet zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, pasi u paraqit në SPAK për masën e detyrimit të paraqitjes, Berisha tha se PD ka dorëzuar 15 padi gjatë fushatës elektorale, por shtoi se nuk pret që të hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

“PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi”, tha Berisha.

PD, e cila në zgjedhjet e 11 majit garoi si pjesë e koalicionit PD-ASHM, mori vetëm 50 mandate. Berisha akuzon Partinë Socialiste, e cila mori 83 mandate, për vjedhje dhe blerje votash.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme