Berisha nga Mati: Më 11 maj ndahemi nga regjimi që e ka varfëruar vendin për 10 vite

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Mat, deklaroi se data 11 maj do të shënojë një ndarje historike të qytetarëve nga një regjim që, sipas tij, i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha për më shumë se një dekadë.

“Matjanët dhe shqiptarët kudo që janë, më 11 maj do të ndahen nga një regjim i krimit, drogës dhe vjedhjes, që në dhjetë vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme”, tha Berisha, duke theksuar se shpopullimi masiv dhe rënia drastike e lindjeve janë dëshmi e një krize të thellë sociale dhe ekonomike.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal te rënia e shpresës, largimi i të rinjve dhe mungesa e mbështetjes për pensionistët, duke e krahasuar situatën me vendet fqinje si Kosova dhe Mali i Zi. Ai akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhim të fondeve publike dhe për shpërfillje të nevojave të shtresave më të prekura të shoqërisë.

“Ky nuk është thjesht një debat partiak. Është një çështje kombëtare. Shqipëria nuk ka të ardhme pa rini dhe pa drejtësi sociale. Çdo shqiptar që ndjen përgjegjësi ndaj vendit duhet të ngrihet”, u shpreh ai.

Berisha bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në votime, duke e quajtur 11 majin një mundësi për të kthyer shpresën dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga “rrokullisja njerëzore” që po përjeton.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme