Berisha: Po bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur! Manja: Ke qenë i vërtetë vetëm në Bjeshkët e Istokut
Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar sot votat duke votuar pro ngritjes së dy komisioneve të posaçme, atij për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. I pranishëm në kuvend, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi se vendimin, Partia Demokratike e mori për dy arsye.
“Për dy arsye pranuam ngritjen e komisioneve. Janë seri e pafundme e rekomandimeve të ODIHR. Rekomandimet e drejta t’i kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute shqiptarët nuk do votojnë të lirë me Edi Ramën. Së dyti reforma territoriale ishte një antireformë me standarde pabarazie”, tha Berisha.
Berisha tha se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës ,ndërsa hodhi akuza ndaj ish ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.
“Po shkelen parimet themelore të barazisë midis palëve. Nga viti 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet dhe zotëri, në rregullohen e parlamenteve evropiane, çdo deputet ka të drejtën e pyetjes orale të padepozituar. Dhe ju e hiqni këtë të dejtë, përse ky kuadër? Ju jeni mëkatarë, Ata kanë mëkatet e tyre. Unë e kuptoj se Ulsi nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot. Bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur. Ju të gjithë keni dosje tek ata. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis mes mëkatarëve. Unë e kuptoj që Uluziu nuk do të që të pyes se të kujt janë ato dy kostumet që i solli Altin Hajri. Ky tjetri nuk do që ta pyes me Mario Celën, as për Dëshmitë e Eriona Daupajt. Ju po bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur”, tha Berisha.
Nga ana e tij, Manja ju kundërpërgjigj “Zakonisht, ti njëlloj si kur ngjitesh në mal, na flet e vërteta. Sivjet ke qenë i vërtetë. Aty ku zhvillove dialogun me kalin, në fund the: “Në fund të dyluftimit triumfoi mosha”, la kalin dhe vendose të ecësh në këmbë. Atje është e vërteta, vetë jeta ka ndërtuar mbi gënjeshtra. Ata duan të dëgjojnë Saliun e Bjeshkëve shqiptarëve, jo atë të stolit”, tha Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




