Berlini kërkon masa vendimtare kundër korrupsionit nga Kievi

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vandevoll, i ka kërkuar Ukrainës të ndërmarrë masa të forta kundër korrupsionit, duke theksuar se vetëm kështu ndihma e ofruar nga Perëndimi do të mbetet e besueshme.
Në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë (G7), Vandevoll i përcolli mesazhin homologut ukrainas, Andriy Sibikha, se “nevojitet një luftë vendimtare kundër korrupsionit në mënyrë që mbështetja e Perëndimit të mos vihet në pikëpyetje”.
Më herët, kreu i diplomacisë gjermane ishte takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaia Kallas, si dhe me ministrat e jashtëm të Francës, Jean-Noel Barrot, dhe Italisë, Antonio Tajani.
Sipas Vandevoll, ministrat e G7 riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe për institucionet e saj të pavarura në luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se vendet e G7 do të vazhdojnë të mbështesin Kievin jo vetëm në përpjekjet për reforma, por edhe në luftën kundër agresionit rus.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




