Betis, Pellegrini: Fiorentina ka cilësi, do përpiqemi të fitojmë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Me epërsinë 2-1 në ndeshjen e parë, Real Betis po kërkon të arrijë në finalen e Ligës së Konferencës të enjten në mbrëmje në Franchi kundër Fiorentinës. “Ne do të përpiqemi të fitojmë, sikur të ishin tri pikë në lojë. Nuk mund të pushojmë shumë në 2-1 nga ndeshja e parë – shpjegoi trajneri, Manuel Pellegrini – Është normale të jemi pak në ankth. Por përmes mënyrës se si luajmë ne mund të jemi më të relaksuar. Ne nuk jemi nervozë: ata thanë se nuk na interesonte ky konkurs, ndoshta kjo na bëri pak nervoz por ne vërtetuam të kundërtën”.

“Kemi parë shumë ndeshje të Fiorentinës, është një ekip shumë teknik, me lojtarë cilësorë. Duhet të jemi shumë të fokusuar sepse ata kanë shumë armë dhe lojtarë shumë kreativë. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë atë që kemi bërë”.

Krahasuar me ndeshjen e parë, Fiorentina do të mund të llogarisë te Moise Kean që në minutën e parë. “Kean është një lojtar i rëndësishëm, vetëm shikoni golat që ai ka shënuar. Por ata nuk varen vetëm nga ai. Ne i dimë karakteristikat e Kean dhe do të shohim se si të sillemi me të. Ne do të përpiqemi të luajmë lojën tonë pavarësisht nga ai”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme