Betlehem, mijëra njerëz në sheshin e Lindjes së Krishtit në pritje të meshës

Botë | 10 muaj më parë

Mijëra njerëz mbushën Sheshin e Lindjes së Krishtit në Betlehem në pritje të meshës së Krishtlindjes.

Shumë banorë të Betlehemit dhe qyteteve palestineze të Beit Jala dhe Beit Sahour, pjesë e komunitetit të krishterë, ndoqën paradën, ku më vonë Kardinali Pierbattista Pizzaballa, Patriarku Latin i Jerusalemit do të drejtojë Meshën e Mesnatës në Kishën e Lindjes së Krishtit. Në këtë shërbesë zakonisht marrin pjesë zyrtarë të lartë, siç është edhe Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas.

Këtë vit për herë të parë që nga nisja e luftës në tetor të vitit 2023, qyteti i Betlehemit, i njohur në mbarë botën si vendlindja e Jezu Krishtit, ndezi edhe pemën tradicionale të Krishtlindjes.

Ceremonitë gjatë këtij muaji janë  shoqëruar me lutje për paqe dhe shpresë, ndërsa u bë thirrje që qyteti i shenjtë të rikthehet sërish si destinacion për pelegrinët dhe turistët nga e gjithë bota.

Edhe pse Gaza është rreth 60 km larg Betlehemit, lufta ka prekur rëndë palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe ka shkatërruar turizmin ku mbështetet ekonomia e Betlehemit.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme