Bilanci i rëndë/ 1 aksident çdo 20 minuta në Kosovë, Policia publikon raportin ditor: 18 të arrestuar

Një aksident në rreth 20 minuta. Është ky bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë, i bërë publik në raportin e publikuar këtë të premte (8 maj) nga Policia e Kosovës.
Kjo e fundit ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 68 aksidente trafiku.
Sipas këtij raporti, nënvizohet se 23 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar ndërsa 45 të tjera kanë pasur dëme materiale.
Policia ka sqaruar se po gjatë 24-orëve janë regjistruar 2485 gjoba trafiku, ndërsa janë arrestuar 18 persona, mes të cilëve 11 janë ndaluar ndërsa tre të tjerë janë dënuar me burg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




