Biletat urbane në Kukës të pandryshuara, qytetarët furnizohen kryesisht në Prizren, me çmim më të lirë
Rritja e çmimit të naftës gjatë javëve të fundit ka ndikuar në disa sektorë të ekonomisë. Megjithatë, në transportin urban, kjo rritje nuk është reflektuar në çmimin e biletave.
Fatmir Halili, drejtues i kompanisë së transportit “Fat 5”, e cila operon në mbi katër linja, shprehet se pavarësisht rritjes së kostos së karburantit, çmimi i biletës ka mbetur i pandryshuar.
Sipas tij, kompania ka bërë përpjekje për të minimizuar fitimin, me qëllim që qytetarët të mos përballen me rritje të çmimeve.
Ndërkohë, në Kukës, një pjesë e qytetarëve zgjedhin të furnizohen me naftë në Kosovë, konkretisht në Prizren, duke e konsideruar atë më të lirë.
Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, në qytetin e Kukësit nuk vërehet ulje e lëvizjes së automjeteve. Kjo evidentohet lehtësisht nga numri i lartë i mjeteve në qarkullim.
Nga ana tjetër, pritet që në ditët në vijim çmimi i naftës të pësojë rënie, pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




