Bisedimet në Pakistan mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump: Nuk e di sa sukses do të kenë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë telefonike për NewsNation, ka konfirmuar se kanë filluar bisedimet midis Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Pakistanit, por tha se nuk e di se sa të suksesshme do të jenë.
Kur u pyet se si do të shkojnë negociatat, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk ia kam idenë.”
Ai shtoi se shumë shpejt do të kuptojë nëse Irani po vepron me besim të mirë për të zgjidhur konfliktin dhe për të përfunduar luftën.
Gjithashtu, Trump theksoi se SHBA-të e dinë saktësisht se ku janë vendosur minat në Ngushticën e Hormuzit dhe se ushtria amerikane po sjell pajisje për t’i hequr ato, në mënyrë që të rihapet rruga e rëndësishme detare për transportin e naftës.
Bisedimet po zhvillohen në Pakistan (në Islamabad), me delegacionin amerikan të udhëhequr nga Zëvendëspresidenti JD Vance.
Kjo vjen pas një armëpushimi të brishtë dhe tensionesh të mëdha rreth Ngushticës së Hormuzit, ku Irani dyshohet se ka vendosur mina detare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




