Bledi Kadiu merr drejtimin e Kukësit, debuton në fundjavë kundër Besës

Kategoria e Parë | 9 muaj më parë

Kukësi ka emëruar trajnerin e ri. Ai është Bledi Kadiu, i cili do të debutojë këtë fundjavë në ndeshjen me Besën. Kuksianët mbajnë vendin e fundit në Kategorinë e Parë dhe kanë pak shanse për mbijetesë, por nuk janë dorëzuar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se Bledi Kadiu është trajneri i ri i skuadrës sonë. 46-vjeçari ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Besës, që do të luhet në ‘Kukës Arena’, ditën e shtunë, ora 13:30”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kuksian.

Gjatë ditëve të fundit skuadra kuksiane ka pasur shumë ndryshime, me lojtarë të larguar dhe disa afrime. Trajneri i ri, Bledi Kadiu, më parë ka drejtuar Dinamon U-21 dhe Luzin, ndërkohë që emri i tij ishte lakuar edhe te Lushnja më parë.

Tekniku korçar ka marrë një detyrë të vështirë përsipër dhe do të tentojë të marrë pikët e para të shtunën ndaj Besës. Kukësi e nisi sezonin aktual me Bledar Devollin në stol.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme