Bllokimi i foltores nga opozita, Rama: Humbës është ai që gërmon aty ku ra

Politikë | 1 vit më parë

Opozita ka nisur seancën e parë të Kuvendit me bllokim të foltores, veprim që ka nxitur edhe një reagim të kryeministrit Edi Rama.

Rama ka ironizuar përmes “Diellës”, ministrja e parë virtuale, e cila është e krijuar me Inteligjencë Artificiale, duke thënë se “humbës është ai që gërmon aty ku ra”.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkruan Rama.

“Diella” është një inovacion i ri në administratën shtetërore, e cila do të merret me prokurimet publike dhe ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në këtë sektor.

Seanca e parë e Kuvendit u shoqërua me tensione pasi opozita bllokoi disa herë foltoren dhe refuzoi të propozojë 3 emrat për Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve. Kjo bëri që mazhoranca të miratojë me votat e saj komisionin që do të verifikojë mandatet dhe lejojë betimin e deputetëve në orën 17:00.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme