Bllokimi i ndihmave për Gazën-Franca hap hetim për ‘nxitje të gjenocidit’ ndaj franko-izraelitëve

Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë hapur një hetim për “bashkëpunim në gjenocid” dhe “nxitje për gjenocid” ndaj franko-izraelitëve të dyshuar për bllokimin e ndihmës së destinuar për Rripin e Gazës.
Sipas mediave izraelite, hetimi vjen pasi Unioni Hebraik Francez për Paqe (UFJP) paraqitën një padi ligjore në nëntor, duke ngritur akuza për “organizim, pjesëmarrje dhe thirrje për pjesëmarrje në aktivitete konkrete për të bllokuar ndihmën humanitare” për Gazën, “duke përfshirë parandalimin fizik të kalimit të kamionëve në pikat kufitare të kontrolluara nga ushtria izraelite”.
Ankesa e tyre kishte në shënjestër anëtarët e dyshuar francezë të grupeve të krahut të djathtë që janë përpjekur të bllokojnë kamionët me ndihma humanitare që të arrijnë në Rripin e Gazës.
Izraeli ka mohuar të gjitha akuzat për krime lufte ose akte gjenocidi në Rripin e Gazës, 20 muaj pas fillimit të luftës kundër Hamasit.
Referuar burimeve pranë çështjes thotë se prokurorët muajin e kaluar kërkuan një hetim mbi ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur në pikën e kalimit kufitar Nitzana midis Egjiptit dhe Izraelit, dhe në pikën e kalimit kufitar Kerem Shalom nga Izraeli në Gazë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




