Bllokohet totalisht aksi Librazhd–Prrenjas, ndalohet qarkullimi edhe i ambulancave dhe mjeteve të policisë

Prefektura e Qarkut Korçë ka njoftuar se aksi rrugor nacional Librazhd–Prrenjas është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve.
Aktualisht, në këtë segment nuk lejohet kalimi i asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit, të cilat deri më tani kishin akses në këtë rrugë.
Strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën në vijimësi. Prefektura ka bërë të ditur se është në koordinim të plotë me institucionet përkatëse për menaxhimin e gjendjes, ndërsa për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ketë njoftim zyrtar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




