Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta Karl-Heinz Schnellinger

Gjermani | 2 vite më parë

Bota e futbollit është në zi për vdekjen e Karl-Heinz Schnellinger, i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano. Ai ishte i sëmurë pres disa kohësh.

Emri i tij të kujton minutën e 90-të të ndeshjes Itali-Gjermani Perëndimore, gjysmëfinale e Botërorit të Meksikës 1970, kur shënoi golin 1-1 që e çoi ndeshjen legjendare në kohën shtesë.

Në Itali ai jetoi vitet më të rëndësishme të karrierës së tij: i sjellë në Serie A nga Roma pasi filloi karrierën te Këlni. Më pas nga viti 1965 deri në 1974 ai luajti me Milanin me të cilin fitoi titullin kampion 1967-68, Kupën e Italisë tre herë (66-67, 71-72 dhe 72-73), Kupën e Kupave 1967-68 dhe 1972-73, Kupën e Kampionëve 1968-69 dhe Kupën Ndërkontinentale 1969.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme