Bota e futbollit vajton Ndoro-n, ish-futbollisti gjendet pa jetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut

Ish-lojtari i kombëtares së Zimbabves, Tendai Ndoro, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Trupi i pajetë i Ndoro-s u gjet në shtëpinë e tij në Johanesburg, të Afrikës së Jugut.
Ish-skuadra e tij, Orlando Pirates, konfirmoi lajmin e rëndë nëpërmjet një njoftimi për mediet ku thuhej: “U pikëlluam kur morëm vesh lajmin se ish-sulmuesi ynë Tendai Ndoro ka ndërruar jetë. Klubi i gjendet pranë familjarëve dhe miqëve të tij të afërt në këto momente dramatike”.
Ndoro, i cili u largua nga futbolli i luajtur më 2020-ën, numëronte 14 paraqitje me fanellën e Zimbabves (2013-2017). Ai ka lënë gjurmë pasi në këtë hark kohor ka shënuar plot pesë gola. Shkaqet e vdekjes nuk janë mësuar ende edhe pse ai vuante prej kohësh prej një sëmundjeje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



