Botërori 2026, Kualifikohen Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia

Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e javës së parafundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 për zonën e Amerikës Latine. Fitojnë Brazili dhe Argjentina ndeshjet respektive, ndërsa Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia sigurojnë një biletë për në Botërorin e ardhshëm.
Brazili i Carlo Ancelottit fitoi dhe bindi para 57,000 tifozëve të pranishëm në stadiumin “Maracana” në Rio de Janeiro, ku mposhti Kilin 3-0 në raundin parafundor të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.
Argjentina ka mundur 3-0 Venezuelën falë golave të shënuar nga Messi (2) dhe Lautaro Martinez.
Shkon në 16 numri i skuadrave të kualifikuara në fazën finale të Botërorit 2026. Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026. Ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa mundi Perunë 3-0, me po të njëjtin rezultat 3-0 Kolumbia triumfoi përballë Bolivisë.
Një barazim 0-0 në shtëpi kundër Ekuadorit, i cili tashmë ishte kualifikuar, ishte i mjaftueshëm për Paraguain për të siguruar një vend në fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



