Botërori 2026 në rrezik, Meksika në kaos pas ekzekutimit të bosit të “Cártel de Jalisco Nueva Generación”

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Ngjarjet që kanë ndodhur në orët e fundit në Meksikë do të influencojnë shumë në mbarëvajtjen e Botërorit 2026. Sipas medieve vendase dhe të dërguarve të rrjeteve më të rëndësishme të botës Meksika nuk mund të konsiderohet më një vend i sigurt pas ekzekutimit të bosit të “Cártel de Jalisco Nueva Generación”, Nemesio Oseguera Cervantes.

Qindra forca të kartelit të “El Mencho”-s janë derdhur në rrugë dhe kanë përhapur kaos në qytete si Guadalajara dhe Puerto Vallarta. Rruga e cila të dërgon në “Estadio Akron”, ku zhvillon ndeshjet e veta skuadra e Chivas de Guadalajara, është bllokuar plotësisht pasi karteli në fjalë e ka bllokuar duke i vendosur zjarrin makinave.  

Zhvillimet nga Meksika kanë detyruar FIFA-n që të monitorojë me kujdes ngjarjen pasi stadiumi “Estadio Akron” është caktuar si njëri prej impianteve ku do të luhen ndeshjet e Botërorit 2026.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme