Botërori 2026/ Sulmi shqetëson kombëtaren, edhe Daku humbet sfidën me Poloninë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër goditje të rëndë në prag të ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj. Një javë para ndeshjes me Poloninë në Varshavë, për Play Off-in e Kampionatit Botëror 2026, trajneri Silvinjo ka marrë lajmin e dëmtimit të sulmuesit Mirlind Daku.
28-vjeçari, që luan me Rubin Kazan, duhet të qëndrojë një muaj jashtë fushe, çka do të thotë se ai nuk mund të jetë në ndeshjen kundër Polonisë në 26 mars dhe, në rast suksesi, në finalen e Play Off-it, kundër Suedisë ose Ukrainës, në 31 mars, ku vendoset përfundimisht një nga finalistët evropianë.
Dëmtimi i Dakut vjen pas dëmtimit të Rey Manajt, i cili gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm. Alternativat kryesore për qendrën e sulmit janë Armando Broja dhe Myrto Uzuni, por duhet pasur parasysh që edhe Broja ka pasur probleme me dëmtimet edhe në javët e fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




