Botërori 2026/  “Të gjithë në shtëpi”, “Italia përsëri përtokë”, “Jashtë bote”, shtypi nuk kursen Italinë pas eliminimit në Bosnje

Botërori 2026 | 7 muaj më parë

Shtypi italian nuk ka kursyer Italinë pas disfatës që pësoi mbrëmjen e kaluar në Zenica ku dështoi që të kualifikohej për herë të tretë radhazi në fazën finale të Botërorëve.

“La Gazzetta dello Sport”, “Corriere dello Sport” dhe “La Repubblica” kishin zgjedhur thuajse një titull të njëjtë: “Të gjithë në shtëpi!”. Ndërsa “Corriera della Sera” shkruante për një “mallkim” të italianëve. Për “Il Tempo”, kualifikimi në Botëror është kthyer në një “psikodramë” për Italinë.  “Leggo” shkonte edhe më tutje me titullin e zgjedhur: “Jashtë Bote”!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme