Botërori 2027/ Kombëtarja rinis përgatitjet për Uellsin, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

Kombëtarja e vajzave është rikthyer në fushë pas udhëtimit nga Uellsi, ku zhvilloi ndeshjen e parë në Wrexham, duke rinisur përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të sfidës së radhës.
Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e radhës stërvitore paraditen e sotme, me fokus maksimal te ndeshja e kthimit ndaj Uellsit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit i është bashkuar edhe mesfushorja Gresa Berisha, e cila është tashmë në dispozicion të stafit teknik dhe një alternativë e rëndësishme për këtë përballje.
Sfida Shqipëri–Uells do të luhet të shtunën, në ora 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Hyrja do të jetë falas për tifozët. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




