Botërori 2027 për vajza / Kombëtarja nis përgatitjet për Malin e Zi dhe Çekinë

Kombëtarja shqiptare e vajzave nisi sot në Shkodër përgatitjet për dy ndeshjet e para të vitit 2026, në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës 2027 për këtë kategori, ndaj Malit të Zi dhe Çekisë.
Në seancën e parë stërvitore ishin të pranishme shumica e lojtareve, ndërkohë që mbrëmjen e sotme, grupi u kompletua me ardhjen e Marinela Memes, Antigoni Hyskes dhe Mikaela Metallës.
Përveç tre lojtareve që iu bashkuan ekipit gjatë darkës, e gjithë skuadra zbriti në fushë për të zhvilluar ushtrime të ndryshme taktike, duke treguar motivim dhe përkushtim maksimal.
Përgatitjet do të vazhdojnë në Shkodër përpara se kombëtarja të niset drejt Malit të Zi për ndeshjen e datës 3 mars, me objektivin e qartë për të marrë pikët e para në këtë fushatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




